Si fuksionon?
KONTAKTİMİ ME MEMORİAL-İN
- Pacientët ndërkombëtarë mund të kërkojnë trajtim në çdo vendndodhje të Grupit Shëndetësor Memorial që dëshirojnë duke plotësuar një formular për takimin. Përfaqësuesit tanë të qendrës së thirrjeve t'ju kontaktojnë brenda 24 orëve.
- Konsulentët tanë të pacientëve nga grupi ynë i Opinionit të Dytë Mjekësor (MSO) do t'ju informojnë në lidhje me trajtimin për të cilin jeni të interesuar. Meqenëse ekipi i MSO-së vepron si një urë lidhëse midis jush dhe mjekëve, ekipi i MSO-së mund të kërkojë informacion dhe dokumente të caktuara nga ju për disa lloje trajtimesh. Në një rrethanë të tillë, ju duhet të ndani të gjitha të dhënat tuaja mjekësore, raportet e ekzaminimeve, ilaçet që përdorni, rezultatet tuaja të analizave laboratike, grafitë (x-rays), MRI (Rezonancë Magnetike, Skanër (Tomografia e Kompjuterizuar CT), eko (ultrasound) etj...
- Pasi të transmetoni dokumentet tuaja mjekësore të kërkuara, specialisti ynë në ekipin e MSO-së do të vlerësojë dosjet tuaja mjekësore së bashku me mjekët tanë dhe do t'ju informojë brenda pak ditësh në lidhje me planet e mundshme të trajtimit në detaje. Në këtë fazë, informacioni i çmimit do t'ju jepet gjithashtu.
- Pasi të vendosni të trajtoheni në Memorial, megjithatë në rast se keni ende pyetje në lidhje me trajtimin që duhet bërë, ju mund t'i ndani këto me specialistin tonë të kujdesit për pacientët që ju ka kontaktuar. Kërkimeve tuaja do t'u përgjigjen sa më shpejt që të jetë e mundur.
(Në rast se keni sigurim shëndetësor ndërkombëtar, ju lutemi na informoni më parë që ne të përgatisim dokumentet e kërkuara për ju.)
MİRATİMİ İ TRAJTİMİT
- Ju mund të planifikoni të udhëtoni në Turqi me mundësitë tuaja, por gjithashtu mund të zgjidhni ofertat tona të paketave duke përfshirë trajtimin, hotelin, përkthyesin dhe shërbimet e transferimit në aeroport. Është zgjedhja juaj!
- Pas miratimit të procesit të trajtimit tuaj, ju do të paguani çmimin e parapagimit të përcaktuar. Më pas, ju mund të blini biletën tuaj të fluturimit sipas orarit të trajtimit të përcaktuar.
- Pas vlerësimeve që bejmë me ju dhe specialisti ynë në MSO përgatitë planin tuaj të trajtimit dhe ju informonë për datën dhe orën e vizitës/operacionit tuaj.
FILLIMI I PROCESIT TË TRAJTIMIT
Transporti për në spital, takim me mjekun
- Nëse dëshironi, ne ju presim në aeroport; ju mundësojmë shtrimin në spital për ekzaminimet paraprake. Kur ju do të takoni mjekun tuaj pyetjet tuaja do t'i drejtoni drejtpërdrejt mjekut tuaj dhe do ju sigurohet një vlerësim përfundimtar të paktën një ditë para datës së operacionit.
- Informacioni rreth se për sa kohë do ju duhet të qëndroni në spital dhe kur mund të vazhdoni jetën e perditshme në mënyrë normale do t'ju jepet para procesit të trajtimit tuaj në detaje në këtë fazë.
PAGESA
Ju mund ta transferoni pagesën tuaj përpara udhëtimit për në Turqi në IBAN-in që ju është dhënë. Ju gjithashtu mund të paguani o shumën e mbetur që duhet të plotësoni për të kryer sa më shpejt operacionin ose mund re paguani totalin në datën kur do të vini për konsultën e mjekut në spitalin tonë.
DATA E KIRURGJISË
Trajtimi planifikohet me cilësinë dhe sigurinë e Memorialit, me një qasje ekipore në secilin prej spitaleve tona realizohet komode me mundësi të avancuara teknologjike.
PROCESI I KONTROLLIT PAS KIRURGJISË
Kontrolli dhe kujdesi juaj kryhet pas operacionit në një nivel të lartë si një masë paraprake kundër komplikimeve të tilla si infeksionet.
PROCESI I KONTROLLIT PAS KIRURGJISË
Procesi juaj i realizuar gjatë qëndrimit në spitalin tonë vazhdon edhe pasi të ktheheni në vendin tuaj. Në këtë kontekst, ju mund të komunikoni me mjekun tonë përmes përfaqësuesit për të gjitha çështjet në lidhje me trajtimin tuaj.